|
SHQIP
Kush janė
Retrovizorja?
Retrovizorja eshte nje grup i ri nga Prishtina. Ideja e krijimit te ketij
grupi erdhi ne vitin 2002 kur ne vendosėm ti perkujtojmė pervojat e mira
muzikore qė i kemi pas sė bashku qysh nga viti 1994.
Pėr momentin, Retrovizorja ėshtė njė ekipė mjaft e vogėl dhe pėrbėhet prej
Kreshnik Hotit (Zuzakut) dhe Bashkim Salihut. Rishtazi, Elina Duni nga
Zvicra, iu bashkangjit ekipit tonė tė vogėl nė albumin e fundit. Kontributi
i saj mund tė vėrehet shumė lehtė. Bashkimi momentalisht ėshtė nė Prishtinė,
Kreshniku ėshtė pėrkohėsisht nė Australi nė studime ndėrsa ELina studion
jazz-in nė Zvicėr. Prandaj, pėr momentin jemi koxha tė shpėrndarė nėpėr botė
Pse e keni emėrtu albumin tuaj tė fundi
Lakuriq" ?
Ideja prapa emrit tė albumit lakuriq nuk ėshtė pornografike. Me kėtė emėr ne
kemi dashur tė shprehim sinqeritetin tonė tė zhveshur lakuriq gjatė krijimit
tė kėtij albumi.
Nė kėtė album kėndon njė vajzė nga Tirana,
Elina Duni. Pse keni vendorė tė pėr zė femre nė kėtė album dhe a do tė thotė
kjo se nė tė ardhmėn ju gjithashtu to tė keni vocalist femėr?
Ne spontanisht kemi kontaktu Elinėn derisa ishim nė inqizimin e pjesės
instrumentale tė lakuriqit. Fatmirėsisht, ajo e pranoi ftesėn tonė dhe u
bashkangjit. Ideja ishte qė ta gjejmė njė zė senzitiv qė do ta reflektonte
muzikėn tonė nė njė mėnyrė tė tillė qė pjesėt instrumentale tė kėngeve tė
pėrcillen sinergjikisht me njė zė tė ėmbėl. Nė albumin tonė tė parė kemi pas
njė zė mashkulli i cili pėrveq tjerash edhe ka kėndu, ai ishte Dritro Nikqi
nga grupi Por-no, i cili ishte edhe pjesė e grupit Retrovizorja nė albumin e
parė Polaroid. Megjithatė, nuk jemi tė limituar pėr ka aspekti i zėrave nė
pikpamjen femėr apo mashkull pasiqė nė rend tė parė kemi sinergjizmin dhe
harmoninė mes zėrit dhe tingujve. Shembull i mirė pėr kėtė ėshtė kėnga
Laroshe nė Lakuriq nė tė cilėn ne e futėm njė zė mashkulli vetėm pėr
shkak se menduam se ashtu tingllonte mė mirė pėr ne.
Elina tash, ėshtė pjesė e ekipit, ne prap do tbashkpunojmė, por kjo do tė
varet prej orareve tona, pėrkatėsisht pėrputhjes sė orareve pasiqė pėr
momentin jemi tė shpėrndarė nėpėr botė..
Si funksionon bendi kur dihet se Kreshniku
ėshtė nė Australi, Bashkimi nė Prishtinė dhe Elina nė Zvicėr?
Shumė vėshtirė. Gjėja e mirė ėshtė se ne punojmė nė muzikėn tonė gjatė
gjithė kohės kur jemi larg prej njėri tjetrit. Gjėja e keqe ėshtė se pėr
momentin pėr shkak tė kėsaj largėsie nuk jemi nė gjendje tė performojmė
live pėr ndėgjuesit tonė. Por pėrsėri, e mira e krejt kėsaj ėshtė se
nostalgjia e cila na rrethon neve gjatė kohės kur nuk jemi sė bashku, nuk
mund tė evitohet pa u reflektu nė muzikėn tonė. Me siguri, kjo largėsi edhe
kontribon qė muzika jonė tė jetė ashtu si ėshtė: pėr dikė nostalgjike, pėr
dikė melankolike e pėr dikė agresive. Kėto nuanca nė muzikėn tonė pasqyrojnė
ndjenja, disa prej tė cilave burojnė nga kjo distancė e jona
Elektronika ėshtė mė pak prezente nė albumin e dytė nė
krahasim me tė parin. A do tė thotė kjo se jeni munduar tė ju ktheheni rock-instrumenteve
konvencionale (gitarės, timpaneve)?
Dallimi ėshtė se nė Lakuriq ne i kemi vendosė tingujt elektronik nė njė
model dhe radhitje tjetėr e qė pėr dikė ndoshta duket si radhitje jo-konvencionale.
Nė albumin e dytė tinguj elektronik nė shumicėn e rasteve luajnė rol
mbėshtetės e jo udhėheqės. Bile, nė disa raste ėshtė e vėshtirė edhe tė
vėrehen nė kėngė, por mundemi me garantu qė albumi i dytė pėrmbanė mė shumė
elektronikė se i pari. Nė fakt, kjo ėshtė mjaft subjektive dhe varet
drejtėpėrdrejt nga ajo se si njerėzit e kuptojnė konceptin e elektronikės nė
muzikė. Kėsaj here bassi gjatė gjithė albumit ka mė shumė groove si dhe
llojllojshmėria e gitareve ėshtė mė e madhe prandaj ėshtė e natyrshme se
tingujt elektronik e kanė mė vėshtirė tė dalin nė planin e parė. Megjithatė,
ne nuk e bėmė kėtė me tendenca konvencionale tė rock-instrumenteve. Kjo
thjesht ishte njė evolucion i muzikės tonė e cila kėsaj here kishte pėr
qėllim qė ta bėnė elektronikėn tė tingllojė sa mė natyrale dhe tė
inkorporuar me pjesėn tjetėr instrumentale.
Ēka ka marrė Retrovizorja prej Prishtinės
dhe ēka i ka dhėnė asaj?
Ne kemi marrė shumė prej Prishtinės, por ėshtė vėshtirė tė themi se ēka
saktėsisht i kemi dhėnė asaj, pėrveq shprehjeve tona tė sinqerta muzikore tė
cilat shpesh bashkėdyzohen me jetėn nė Prishtinė.
Ne jėmi rritė nė Prishtinė, kshtuqė disa prej kujtimeve tona mė tė mira dhe
mė tė kqija, e qė janė tė lidhura mė qytetin e Prishtinės, ėshtė e pamundur
tė mos shprehen nė muzikėn tonė. Prandaj, jo rrallė, ne inspirohemi nga
Prishtina. Elina gjithashtu ka kaluar fėmijrėinė e saj nė Tiranė prandaj
muzika jonė nė albumin Lakuriq ka edhe reflektime Tironse.
Temperaturat prej -15 C gjatė inqizimit tė albumit ishin gjithashtu inspirim
pėr neve. Por parasėgjithash, mėnyra e jetės nė Prishtinė, kultura dhe
qielli i Prishtinės me re laramane na e forcojnė ndjenjėn e vetėbesimit.
Kėtė ndjenjė e ka secili qė shkon nė Prishtinė dhe e don kėtė qytet.
Nė kopertinat e albumit tė parė dhe tė
dytė ka foto nga kampet e refugjatėve nė MAqedoni gjatė luftės nė KOsovė.
Ēka do tė thotė kjo?
Ato janė vetėm disa prej imazheve tė ngulfatuna ne kokat tona. Thjesht nuk
mundesh me i harru. Ėshtė gjithashtu interesante se si i kujton ato imazhe
tė vuajtjes njerėzore gjithmonė kur diqka e mire duhet tė ndodhė siq ėshtė
inqizimi i albumit pėr shembull. Ndoshta tė gjithėve duhet tė ju kujtohen
ato imazhe para se tė krijojnė diqka tė mirė. Ky ėshtė realitet i joni nė
shumė raste njerėz tė privuar nga shumė gjėra tė bukura tė cilat
pėrndryshe i meritojmė. Nė vend tė shijimit tė kėtyre ndjenjave elementare
ne ende jemi te mbyllun si nė njė kamp, pa pasur mundėsi ti shijojmė ose
ndiejmė. Megjithatė lulet ma tė veqanta dalin edhe prej therrave. Muzika e
mirė ka egzistu gjithmonė kėtu
edhepse e izoluar nga pjesa tjetėr e botės
dhe ndoshta teknikisht e pafinalizuar sa duhet pėr lancim mė tė gjėrė.
Kur do tė ju shohim live?
Kjo varet prej krejt neve. Shpresojmė se kjo do tė ndodhe sė shpejti,
menjėherė pasiqė tė jemi bashkė nPrishtinė nė mėnyrė qė tė mund tė
paraqitemi komplet para ndėgjuesve tonė.
|