OXYGEN

Retrovizorja

Kur fillojme te flasim per grupin Retrovizorja atehere ish-grupi END eshte i paevitueshem. Grupin END, ndegjuesit kosovar kane pase rastin ta shohin ne koncerte te ndryshme gjate viteve 1995-1999. Anetare te ketij grupi ishin: Visar Rexha, Fisnik Bekolli, Kreshnik Zuzaku, Bashkim Salihu dhe Dritro Nikqi. Me vone Visari zevendesohet nga Valon Jusufi.

Grupi Retrovizorja u kriju me 2003 kur ish-anetaret e grupit END, me iniciativen e Kreshnikut vendosen ti perkujtojne perjetimet muzikore qe i paten se bashku gjate viteve me radhe ne grupin END kryesisht, si dhe me vone ne grupet si Chuga dhe Por-no. Gjate kesaj kohe Kreshniku i cili perkohsisht ishte ne Australi per studime u kthye ne Prishtine dhe ky ishte moment i pershtatshem qe anetaret te mblidhen se bashku. Fatkeqesisht Fisniku gjendej ne Angli ende, perndryshe edhe ai do te mirrte pjese.

Anetaret themelues te grupit Retrovizorja qe fillimisht dhe shkurtimisht u quajt Polaroid ishin: Kreshnik Zuzaku (Hoti), Bashkim Salihu dhe Dritero Nikqi. Ne fakt, pas inqizimit te albumit te pare, pas disa muajve, Bashkimi, Dritro dhe Kreshniku bashkarisht vendosin qe grupi i cili fillimisht quhej Polaroid te thirret Retrovizorja ndersa albumi titullohet ‘Polaroid’.

Kenget e albumit te pare ‘Polaroid’ ishin:

1. Karabishti
2. N’koridor
3. 1999
4. retrovizorja
5. Disko
6. Intermeco
7. Pertej
8. Hajdi Motra, Moni Vllazen
9. Andrra = Katastrofe
10. Shenime prej nentokes

Komponimi i muzikes, aranzhmanet si dhe tekstet u bene nga Retrovizorja (Kreshniku, Dritro, Bashkimi). Produksioni Retrovizorja & Ilir Osmani .

Me vone Dritro terhiqet nga Retrovizorja. Bashkimi me Kreshnikun vendosin ta nxjerrin albumin e dyte. Albumi u titullua ‘Lakuriq’. Ne kete album mori pjese edhe kengetarja Elina Duni.

Kenget ne albumin e dyte ‘Lakuriq’ jane:

1. Çka me ndodh tash
2. Rokstar
3. Lakuriq
4. Jam
5. Rrotullohem
6. Laroshe
7. Du
8. Flej
9. Kenge budallaqe
  

 http://www.oxyks.org/?cid=1,7,17

 

 Kthehu prapa / Back